Emery zgjedh përforcimin e ri në Arsenal

Unai Emery ka identifikuar përforcimin e ri në Arsenal.

Sport

22/06/2018 13:00

Ever Banega është i gatshëm të bashkohet me Arsenalin, por së pari dëshiron siguri për rolin e tij në skuadrën e Unai Emery.

Ka qenë vet tekniku i “Topçinjve” ai i cili ka kërkuar që argjentinasi të transferohet në “Emirates”, pasi ka punuar me 29-vjeçarin gjatë kohës që ka drejtuar Valencian dhe Sevillan.

Mesfushori Banega, i cili aktualisht është i impenjuar në Kupën e Botës me Argjentinën, vitin e kaluar u rikthye te Sevilla, pas një sezoni aspak pozitiv te Inter në Serie A.

Me emërimin e Emery në krye të Arsenal, Banega është një nga emrat më të lakuar për t’u transferuar në Londër.