Emery zbulon nëse Neymar do të transferohet në Real Madrid

Unai Emery nuk beson se Neymar do të transferohet në Real Madrid.

Sport

15/05/2018 07:09

Ish trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery nuk beson se Neymar do të transferohet në Real Madrid.

Ai ka thënë se së paku gjatë afatit kalimtar të verës nuk e sheh yllin brazilian në largim nga Parc des Princes.

“A do të luajë Neymar në Real Madrid? Neymar nuk flet shumë. Unë nuk jam zëdhënës i tij, por marrë parasysh sezonin që vjen, do të mbetet në PSG”, deklaroi Emery, përcjell “lajmi.net”.

“Kështu do të ishte më e drejtë për futbollistin dhe për klubin”, theksoi ai. /Lajmi.net/