Emery vendos se cilin mbrojtës do të transferojë në janar

Arsenal synon të transferojë një mbrojtës në afatin kalimtar të janarit.

Sport

03/01/2019 15:10

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, tashmë ka vënë në orbitë mbrojtësin e Torinos, Nicolas N’Koulou.

‘Calciomercato’ shkruan se Arsenal do të tentojë transferimin e mbrojtësit 28 vjeçar gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell ‘lajmi.net’.

N’Koulou është paraqitur në të gjitha ndeshjet e Torinos këtë sezon në Serie A, dhe me skuadrën italiane ka kontratë deri në vitin 2020.

Transferimi i tij shihet si investim i duhur për mbrojtjen nga Arsenal, që po lufton për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/