Emery sjell përforcimin e ri në Arsenal nga Bayern Munich

Unai Emery kërkon një përforcim të ri nga Arsenal nga Bayern Munich.

Sport

19/07/2018 11:05

Unai Emery ka identifikuar përforcimin e ri në Arsenal.

“Daily Mail” ka njoftuar se menaxheri i “Gunners” ka bërë gati ofertën, për transferimin e sulmuesit të Bayern Munichut, Kingsley Coman.

Emery dëshiron ta përforcojë sulmin për sezonin e ri, përcjell “lajmi.net”.

Coman mund të largohet më lehtë nga Bayern Munich ku nuk konsiderohet titullar te skuadra kampione nga Bundesliga. /Lajmi.net/