Emery pyetet për të ardhmen e Neymar, ka një përgjigje interesante

Unai Emery është paraqitur në konferencën e radhës për shtyp, në prag të ndeshjes së fundjavës së Ligue 1, ku skuadra e tij takohet me Nicen në udhëtim.

Sport

16/03/2018 17:12

Edhe në këtë konferencë për shtyp, Emery është pyetur për të ardhmen e yllit të skuadrës së tyre, Neymar.

Braziliani që po rikuperohet nga një lëndim i rëndë, është përfshi në shumë spekulime për të ardhmen e tij, ku po flitet për një rikthim në La Liga, por te skuadra e Real Madrid.

“Mendoj se rreth 30 herë jam përgjigjur për këtë çështje, projekti i PSG-së është shumë solid dhe Neymar është pjesë e tij”, ka deklaruar Emery.

“Neymar te Real Madrid? Nuk e di, pyetni Florentinon”./Lajmi.net/