Emery, Ozilit: Gjëja më e mirë për ju, është largimi nga Arsenal

Mesut Ozil mund të largohet nga Arsenal këtë afat kalimtar.

Sport

18/01/2019 09:27

Ish reprezentuesi gjerman po kalon orët e fundit si lojtar i Arsenalit në ‘Emirates Stadium’.

31 vjeçari nuk po kalon një sezon të mirë te Arsenal me trajnerin Unai Emery, dhe spekulimet për largimin e tij vazhdojnë të rriten në këtë afat të janarit.

Është edhe trajneri Emery që po kërkon largimin e Ozil, shkaku i pagës së madhe prej 400 mijë eurove në javë të gjermanit.

Tekniku spanjoll është i bindur se me këto të holla mund të sjellë ndonjë lojtar që ofron garanci më të madhe përkushtimi.

David Ornstein, gazetar i BBC, ka zbuluar se Emery tashmë i ka sugjeruar Ozilit largimin nga Arsenal, përcjell ‘lajmi.net’.

Ozil ka humbur nëntë ndeshje në Premierligë këtë sezon, mes lëndimeve dhe vendimeve teknike./Lajmi.net/