Emery nuk ndalet, kërkon edhe dy transferime tjera

Sipas “Goal”, Emery ka kërkuar nga klubi që të transferojë edhe dy futbollistë tjerë.

Sport

18/07/2018 23:22

Unai Emery do të krijojë një Arsenal të fortë dhe konkurrues në edicionin e ri.

Sipas “Goal”, Emery ka kërkuar nga klubi që të transferojë edhe dy futbollistë tjerë, përcjellë “Lajmi.net”.

Emrat e tyre nuk janë mësuar ende, derisa Emery ka rritur kërkesat e tij duke parë edhe forcimin e madh të klubeve tjera në Premierligë.

Deri më tani Arsenali ka transferuar këta lojtarë: Bernd Leno, Lucas Torreira, Sokratis Papastathopoulos, Stephan Lichtsteiner dhe Matteo Guendouzi. /Lajmi.net/