Emery me deklaratë befasuese para kalimit të Ramseyt te Juventus

Unai Emery ka folur edhe një herë rreth të ardhmes së Aaron Ramseyt.

Sport

21/01/2019 09:08

Aaron Ramsey ishte lojtari më vendimtar i Arsenalit në fitoren ndaj Chelsea në fundjavën që shkoi me rezultat, 2:0.

Unai Emery ka thënë se është shumë vonë që të pendohen për largimin e mesfushorit uellsian nga skuadra, pasi ai tashmë është lojtar i Juventusit.

“”Ne kemi folur për rrethanat me Ramsey tre muaj më parë dhe tani vendimi është përfunduar për të dhe për klubin.

“Po, sigurisht, e ardhmja e tij është shumë e rëndësishme për familjen e tij, por është gjithashtu shumë e rëndësishme që ai të jetë në rregull për të luajtur për ne ashtu si ai e bëri kundër Chelseat.

“Jam shumë i lumtur me të, sepse në muajin e kaluar fokusi i tij ka qenë shumë i qartë.

“Dy javë më parë kur udhëtuam në Blackpool, ku atmosfera ishte e vështirë dhe fushata nuk ishte e mirë, ai më tha” Unë dua të luaj dhe të ndihmoj këtë ekip.

“Ky është shpirti që dua të shoh dhe nuk kam nevojë ta pyes, sepse e dija se donte të luante kundër Chelseas dhe ai na ndihmoi me cilësinë e tij”, ka shtuar më tej trajneri spanjoll. /Lajmi.net/