Emery konfirmon se do të jetë trajner i ri i Arsenalit

Unai Emery ka konfirmuar se do të jetë trajner i ri i Arsenalit.

Sport

23/05/2018 09:09

Unai Emery ka konfirmuar se do të jetë trajner i ri i Arsenalit, nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare.

Në ballinën e uebsajtit, unai-emery.com, thuhet: “Jam krenar që jam pjesë e familjes së Arsenalit”.

Emery pritet të emërohet zyrtarisht trajner i Arsenalit në ditët në vazhdim, pasi u largua nga posti i trajnerit të PSG-së në fund të sezonit 2017/18, përcjell “lajmi.net”.

Emery do të jetë pasardhës i Arsene Wengerit, i cili u largua nga detyra. /Lajmi.net/