Emery, kandidat i Milanit

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani është në kontakt me trajnerin e Sevillas, Unay Emery, në përpjekje që të arrijë marrëveshje për angazhimin e tij në San Siro.

Sport

22/05/2014 23:38

Milani ka filluar të programoj të ardhmen dhe mendon seriozisht për angazhimin e trajnerit të Sevillas, Unay Emery.

Lajmin e ka bërë të ditur analisti i televizionit Sky, i mirënjohuri Gianluca Di Marzio, në uebfaqen e tij zyrtare.

Sipas tij, nënkryetari Adriano Galliani ka zhvilluar kontakte me spanjollin dhe ai konsiderohet si favorit në dallim me të tjerët, për bankinën e Rossonerëve, gjithnjë duke llogaritur se Clarence Seedorf e liron atë së shpejti.

Galliani është në kërkim të një zgjidhje me Seedorfin, i cili u angazhua në detyrë në janar pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit.

Në ndërkohë pas përgjigjes negative nga Luciano Spalletti, është shfaqur Emery, fitues i Europa League me Sevillan këtë sezon.

Emery ishte kërkuar nga Roma në vitin e parë të Giallorossëve me pronarin e ri. Dhe, tani ai është shfaqur në listën e Milanit. Emery-Milan, zgjidhje e befasishme.