Emery ka një detyrë të re për Ozilin

Unai Emery ka një këshillë për mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil.

Sport

18/08/2018 09:35

Menaxheri i Arsenalit, Unai Emery pret që Mesut Ozil të marë përgjegjësinë e tij edhe për detyra në mbrojtje, gjatë këtij sezoni.

Emery shijoi humbjen në ndeshjen e tij të parë në Premierligë ku “Gunners” u mposhtën 2:0 nga Manchester City në duelin e xhiros së parë. Spanjolli ka bërë thirrje për angazhim më të madh para duelit me Chelsean, të shtunën.

Po ashtu, ai ka ftuar Ozilin që së bashku me detyrat për krijimin e sulmeve të mendojë edhe për fazën e mbrojtjes.

“Secili futbollist duhet të luajë edhe në mbrojtje në një moment të ndeshjes”, u shpreh Emery, përcjell “lajmi.net”.

“Kjo është ajo që kërkoj nga secili futbollist. Pozita ku luan Ozil është ajo e numrit 10, por ajo kërkon edhe angazhim në fazën defanzive kur kundërshtarët janë në posedim të topit”, theksoi ai. /Lajmi.net/