Emery ia tregon derën yllit të Arsenalit

Unai Emery duket se ka marrë mbështetje të madhe nga Arsenali.

Merkato

14/01/2019 08:02

Unai Emery do ta largojë qysh në këtë afat kalimtar Mesut Ozilin nga Arsenali.

Trajneri spanjoll i ka bërë me dije mesfushorit gjerman që të largohet nga skuadra qysh në këtë afat, përcjell lajmi.net.

Emery nuk llogaritë më në shërbimet e Ozil, andaj më shumë po e lë atë në stol.

Kështu, mesfushori gjermano-turk ka pranuar disa oferta nga Kina, Amerika dhe Turqia, por me gjasë do të kalojë në këtë të fundit. /Lajmi.net/