Emery e largoi futbollistin e njohur të Arsenalit për vetëm 15 minuta

Unai Emery vendosi shpejtë për të ardhmen e mesfushorit Jack Wilshere.

Sport

24/08/2018 11:21

Trajnerit të ri të Arsenalit, Unai Emery iu nevojitën vetëm 15 minuta, për të vendosur rreth largimit të Jack Wilshere.

Mediat angleze raportojnë se Emery nuk kishte dyshime për largimin e mesfushorit, i cili nënshkroi me West Ham United.

Wilshere nuk e bindi Emeryn se meriton vazhdimin e kontratës në Emirates Stadium, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, ai vendosi ta vazhdojë karrierën te skuadra rivale londineze. /Lajmi.net/