Emery e kërkon këtë transferim nga Arsenal

Unai Emery është në presion të madh para afatit të janarit.

Merkato

16/12/2018 21:18

Unai Emery ka disa lojtarë të lënduar, andaj në afat të janarit do të kërkoj disa transferime.

Hector Bellerin është shtuar në listën e lojtarëve të lënduar, përcjell “lajmi.net”.

Spanjolli pësoi lëndim në humbjen e Arsenalit ndaj Southamptonit me rezultat 3 me 2.

Emery do të kërkoj nga arsenali ta transferoj një zëvendësues për Bellerin, që nuk kthehet nga lëndimi deri në fund të muajit janar. /Lajmi.net/