Emery befason tifozët e Arsenalit me përforcimin e ri nga Serie A

Në listën e trajnerit spanjoll është mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini.

Sport

25/05/2018 11:17

Unai Emery nis të ndërtojë Arsenalin e ri.

Me marrjen e drejtimit të “Topçinjve”, 46-vjeçari ka gati listën e alternativave për merkaton e verës.

Një nga kandidatët kryesor në listën e trajnerit spanjoll është mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini.

Qëllimi i Emery është që të arrijë te futbollisti pa e paguar klauzolën e lojtarit, që është 30 milionë Euro, por një shifër ndjeshëm më të vogël.

Trajneri i anglezëve kërkon të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira që ka me drejtorin sportiv të italianëve, Monchi, me të cilin ka punuar te Sevilla, transmeton “SS”.

Gjithsesi Arsenali nuk do ta ketë të lehtë të arrijë te Pellegrini, pasi për lojtarin ka kohë që interesohet Juventusi.