EmDrive, makina e cila do të mund të na dërgonte në Mars

Një makinë eksperimentale është duke krijuar përshtypje tek shumë shkencëtarë, dhe do të mund të ndryshonte epokën e udhëtimit në hapsirë - përveç se do t'i duhet t'i thejë disa ligje të fizikës.

Auto & Tek

04/08/2014 16:01

Siç e keni parë edhe në fotografinë më lartë, ajo është EmDrive. Ajo përdorë elektricitet për të krijuar mikrovalë, të cilat pastaj sillen përreth në një hapsirë të mbyllur dhe gjenerojnë vrull.

Makina nuk ka nevojë për shtytës, një pjesë e rëndësishme e makinave aktuale për udhtime në hapsirë.

Forca e krijuar nga makina nuk është shumë e fuqishme, por implikimet janë të mëdha. Shumë eksperimente të pavarura kanë treguar mundësinë e makinës për të gjeneruar vrull, dhe kjo ka qenë shumë e sukseshme.

Duke përdorur panelë për të konvertuar energjinë solare në elektricitet dhe më pas në vrull, makina krijon mundësinë e udhëtimit në hapsirë duke marrur energji nga yjet.

Shkencëtarët në fillim nuk e bënë të ditur këtë krijim pasi që i cenon të drejtat ndërkombëtare ligjore. Në mënyrë që të jenë të sigurt se përse kjo makinë po punon, shkencëtarët kanë edhe shumë ide se pse nuk do të duhej të punonte.

Ligji mbi udhëtimet në hapsirë është shumë i rëndësishëm. Thotë se ju nuk mund të krijoni ose të shkatërroni një makinë hapsinore.

Shpikësi i motorit të kësaj makine, Roger Shawyer, dhe kompania e tij, SPR Ltd, kanë qenë duke punuar në këtë projekt më shumë se një dekadë, me pak shpresa se kjo do të bëhet realitet.

Shkenca e Shawyer është kritikuar shumë edhe pse askush nuk ka qenë në gjendje ta dëshmojë se kjo makinë nuk bën të ekzistojë.

Ky zbulim do ta hapë një epokë të re të udhëtimit nëpër hapsirë, ku më pas do të mund të krijoheshin me mijëra të tilla dhe të transportonin njerëzimin kudo nëpër ndonjë planet.