Ëmbëlsirë vikendi

Ëmbëlsirë e shijshme për vikend. Provojeni sepse nuk do të zhgënjeheni!

Lifestyle

24/05/2015 18:29

Përbërësit:
6 vezë
200 gr margarinë
150 gr sheqer
3 lugë kakao
6 lugë qumësht
400 gr miell
1 qese pluhur paste
Pak kripë

Sherbeti:
3 lugë sheqer
200 ml qumësht

Kremi:
750 ml qumësht
8 lugë grizë (ermik)
Lëvoren e gjysëm limoni
Një lugë lëng limoni
150 gr sheqer
200 gr margarinë
150 gr kokos

Glazura:
200 gr çokollatë e zezë
6 luge ajkë e ëmbël

Përgatitja:
Përzihen margarina me sheqer derisa të shkrihet sheqeri dhe pastaj kësaj mase i shtohet kripa dhe përzihet vazhdimisht. Pastaj i shtohen vezët një nga një duke e përzier masen. Pastaj shtohet qumështi dhe mielli i përzier me pluhurin për pjekje dhe kakao. Pasi të lyhet dhe përmillet tepsia me madhësi 25 x 35, piqet në temperaturë 180 gradë për 35 minuta.

Sherbetin e bëjmë duke djegur sheqerin derisa të karamelizohet dhe pastaj i shtojmë qumështin. Pasi të jetë zier dhe ftohur, e lagim pandispanjen dhe e lëmë të ftohet. Për fillin e vlojmë qumështin me grizë (ermik) dhe sheqer dhe pasi të jetë trashur masa, i shtojme lëvoren e limonit dhe lëngun e limonit, dhe në fund e shtojmë kokosin. Me fillin e ngrohët e lyejmë pandispanjen e ftohur dhe të lagur, e lëmë të ftohet dhe pastaj e lyejmë me glazurë.