Ëmbëlsirë me pjeshkë

Një ëmbëlsirë e shijshme me pjeshkë.

Lifestyle

03/10/2014 20:30

Përbërësit:

4 kokrra pjeshkë 

5 lugë gjelle lëng limoni 

3 lugë gjelle mjaltë 

2 lugë gjelle liker 

4 lugë gjelle sheqer pluhur 

1 bustinë vanilje 

1 fletë xhelatinë 

600 gr salcë kosi 

150 ml qumësht 

biskota të thërrmuara 

Përgatitja:

Fillimisht vendosim xhelatinën në ujë të ftohtë për 10 minuta. Më pas në një tas trazojmë salcën e kosit me sheqer pluhur, vanilje, liker, mjaltë, lëngun e limonit dhe xhelatinën të shkrirë në qumësht të nxehtë. Në gotat e servirjes vendosim shtresën e parë me biskota të thërrmuara, mbi to vendosim masën e përgatitur me xhelatinë dhe salcë kosi, vendosim një shtresë me pjeshkë (pjeshkët mund t’i presim në feta apo sipas dëshirës), përsëri salcë kosi dhe në fund biskota të thërrmuara dhe pjeshkë.