Ëmbëlsirë me oriz

Keni përgatitur ndonjëherë ëmbëlsirë me oriz? Mësojeni se si!

Lifestyle

26/11/2014 17:00

Përbërësit:

  • 1 litër qumësht
  • 80  sheqer
  • 250 g oriz
  • 4 të bardha dhe të verdha vezësh të ndara
  • Gjalpë
  • Bukë e thërrmuar
  • 100 g bajame të pjekura
  • 3 pika esencë bajamesh të hidhura
  • Pak kripë
  • Lëkura e një limoni e grirë


Përgatitja:

Në një tigan me fund të trashë ziejeni qumështin me kripë, pastaj i hidhni orizin dhe ziejeni. Sapo ta hiqni nga zjarri përziejeni me sheqerin, lëkurën e limonit, të grirë dhe lëreni të ftohet. Shtoni bajamet e grira, esencën e bajameve të hidhura dhe të verdhat e vezëve.. Më pas rrihni të bardhat e vezëve si borë dhe shtojani me delikatesë pjesës tjetër. Lyejeni një tavë me gjalpë dhe shtoni thërrime buke dhe hidhni aty përzierjen e përgatitur. Piqeni tortën në furrën e parangrohur, në 180 gradë për 40 minuta.