Ëmbëlsirë me limon
Një recetë më ndryshe e një ëmbëlsire me limon.
Lifestyle
Përbërësit:
- 4 vezë
- 1 gotë uji sheqer
- 1 gotë uji vaj
- 1 gotë uji kos
- 2.5 gota uji miell
- 1 pluhur pastë
- 1 sheqer vanilje
- Lëvore limoni në rende
Përgatitja:
Fillimisht rrahim vezët me sheqer dhe më pas i shtojmë vajin, kosin dhe miellin. I përziejmë me sheqer, vanilje dhe pluhur paste, dhe në fund i hedhim lëvoren e një limoni në rënde. Enën ku do vendosim brumin e lyejmë me vaj ose margarine dhe hedhim brumin në të. Piqet për 40 minuta në 180 gradë.