Ëmbëlsirë me kokos dhe grizë

Përbërësit dhe receta.

Lifestyle

23/03/2016 04:03

Përbërësit:

4 vezë
1 gotë qumësht
1 gotë vaj
1 gotë miell
3 lugë kakao
1 pecivë

Përbërësit për fillin:

1 litër qumësht
7 lugë griz
200gr kokos
2 sheqer vanilje

Përgaditja:

Përgadisim brumin nga përbërësit e cekur më lartë dhe pastaj gjysmën e tij e hedhim në një enë dhe e pjekim derisa të forcohet pak. Pasi të jetë nxerrë nga furra i shtojmë fillin dhe pjesën tjetër të brumit dhe e fusim përsëri në furrë derisa të pjeket.

Përgaditja për fillin:

E marrim qumështin e hedhim në një enë dhe e vendosim mbi zjarrë deri sa të vlojë. Nga masa e qumështit ndajmë 100ml, shtojmë grizën dhe i përziejm. Pasi që të vloj qumështi i hedhim grizën dhe e lëmë në zjarrë deri sa të trashet. Kësaj mase i shtojmë edhe 2 sheqer vaniljet. E heqim nga zjarri dhe pasi që të ftohet pak i shtojmë grizin.