Ëmbëlsirë me kakao

Një recetë shumë e shijshme.

Lifestyle

25/04/2016 06:00

Përbërësit:

150gr margarinë
2 vezë
1 gotë e gjysmë sheqer
150ml qumësht
1 pluhur për pjekurina
1 vanilje sheqer
3 lugë gjelle kakao
2 gota miell

Përbërësit për glazurën:

50gr margarinë
2 lugë të vogla nesscaffe
2 lugë kakao
1 vanilje sheqer
1 gotë e gjysmë sheqer pluhur *Gota duhet të ketë masën 2dl*

Përgatitja:

Shkrijmë margarinën dhe vezët i rrahim me sheqerin e pastaj përziejm të gjithë përbërësit e tjerë. E qesim masën në një tepsi të lyer dhe e pjekim në 200 gradë për 15 minuta.

Përgatitja e glazurës:

Shkrijmë margarinën dhe i shtojmë sheqerin, vanilje sheqerin, kakaon, nesscaffen dhe i përziejm mirë. Përmbi i dekorojmë me arra./recetagatimi