Ëmbëlsirë me dredhëza
Përbërësit: 300 gr dredhëza 2 lugë mjaltë 250 ml shtalp 100 gr arra të grira 50 gr çokollatë e bardhë 31 lugë sheqer 1 vezë 1 pako sheqer vanilje 100 gr keksa Përgatitja: E thyejmë vezën dhe e ndajmë të bardhën nga e verdha. E rrahim të verdhën me mikser dhe gradualisht e shtojmë sheqerin.…
Lifestyle
Përbërësit:
300 gr dredhëza
2 lugë mjaltë
250 ml shtalp
100 gr arra të grira
50 gr çokollatë e bardhë
31 lugë sheqer
1 vezë
1 pako sheqer vanilje
100 gr keksa
Përgatitja:
E thyejmë vezën dhe e ndajmë të bardhën nga e verdha. E rrahim të verdhën me mikser dhe gradualisht e shtojmë sheqerin. Të verdhën e rrahur e ziejmë në enë mbi avull. E thyejmë çokollatën dhe e shtojmë në enë. Pasi shkrihet çokollata, e heqim enën nga zjarri. E lëmë kremin të ftohet. Në enën me dredhëza e shtojmë mjaltin.
Në enën për përzierje e hedhim shtalpin dhe e rrahim me mikser, derisa kremi pana e fiton dendësinë e duhur. E shtojmë kremin e ftohur. I rrahim me mikser, derisa të fitojmë një masë homogjene.
Pastaj, në enën për përzierje i shtojmë arrat e grira. Masën e mbushim në shiringë kuzhine. Me ndihmën e shiringës, ëmbëlsirën e mbushim në gotë qelqi. Në gotë hedhim dredhëzat me mjaltë.
Mes luleshtrydheve vëmë keksat. E plotësojmë gotën me krem.
Ëmbëlsirën e zbukurojmë me dredhëza, duke hedhur sipër edhe nga lëngu i dredhëzave me mjaltë.
Ju bëftë mirë!