Ëmbëlsirë me biskota dhe banane

Me pak përbërës dhe në pak kohë, ju do të mund të përgatisni këtë ëmbëlsirë me biskota dhe banane.

Lifestyle

29/03/2015 16:22

Përbërësit:
400gr biskota
250ml qumësht
300ml pana
2 banane
200gr çokollatë

Përgatitja:
Në fillim fillojmë rrahim panën me mikser kuzhine. Më pas marrim biskotat të cilat duhet të jenë në formë katrore. I lagim pak me qumësht dhe më pas vendosim një shtresë në tavë.

Sipër biskotave hedhim një shtresë nga pana që rrahëm. Presim bananet dhe vendosim një shtresë sipër. Pasi kemi kompletuar shtresën e parë vazhdojmë përsëri duke shtruar biskota të lagura me qumësht.

Një shtresë tjetër pana dhe banane. Gjithashtu ju mund të hidhni edhe ca copëza çokollate. Vazhdojmë kështu edhe për dy shtresa të tjera. Në fund hedhim dhe disa copëza çokollatë sipër dhe ëmbëlsirën e vendosim në frigorifer për disa orë.

Më pas e presim në copa dhe e shërbejmë. Ju bëftë mirë! /artigatimit