Ëmbëlsirë e ftohtë, parfe me bajame të pjekura (Receta)

Parfe me bajame të pjekura është një ëmbëlsirë që serviret e ftohtë. Ka shumë mënyra për përgaditjen e saj por ne po ju sjellim atë më të thjeshten.

Lifestyle

08/03/2016 05:38

Përbërësit:

3 vezë
150 gr sheqer pluhur
200gr bajame të pjekura
500ml panna për ëmbëlsirë (hopla)

Përgaditja:
Rrahim me mikser të bardhat e vezëve, derisa të krijohet një masë e qëndrueshme.
Në një enë tjetër rrahim panen me sheqerin derisa te kremoset mirë.
Përziejmë panen me vezët duke trazuar nga poshtë-lartë, me qëllim që të mos humbasë vëllimin.
Shtojmë të verdhat të cilat i kemi rrahur me vete në një tas të vogël.
Në fund bashkojmë dhe bajamet e grira.
Shtrojmë parfenë në një enë të përshtatshme dhe e futim në ngrirje ku e lëmë për një ditë.
Serviret e zbukuruar sipas fantazisë tuaj: copa reçeli,bajamesh,karamel apo fruta te grira.