Ëmbëlsirë e cila nuk piqet: Recetë e shijshme me lajthi, kokos dhe çokollatë

Kjo është receta për këtë ëmbëlsirë të shijshme.

Lifestyle

16/11/2016 02:05

Përbërësit:

– 1 l qumësht,
– 2 puging nga vanilja,
– 250 g sheqer,
– 3 sheqer të vaniljes,
– 1 çokollatë për zierje,
– 200 g lajthi të bluara,
– 200 g kokos,
– 200 g biskota të bluara,
– 1 kuti biskota
– 1 krem shkume,
– 250 g margarinë

Përgatitja:

1. Pudingun përzieni me pak qumësht, ndërsa qumështin e mbetur qitni sheqer dhe vlojeni, pastaj shtojani pudingun e përzier. Zieni derisa të dendësohet.

2. Kur të ftohet filli shtoni sheqerin e vaniljes dhe margarinën dhe ndajeni përbërjen në 3 pjesë të njëjta.

3. Pjesës së parë shtojani çokollatën e shkrirë dhe lajthitë, në të dytën kokosin, ndërkaq në të tretën biskotat e bluara.

4. Radhisni një radhë biskota – fillin me çokollatë dhe lajthi, një radhë biskota – fillin me biskota, një radhë biskota – fillin me kokos, një rend biskota – kremin shkumë.

/Telegrafi/