Ëmbëlsirat në zyrë rrezikojnë shëndetin

Orari në zyrë kalon më mirë, ndërsa pickoni ndonjë biskotë apo ëmbëlsirë? Mbani në sirtar ëmbëlsirat të vogla në rast nevoje? Të gjitha këto janë shumë të dëmshme për shëndetit, veçanërisht atë të dhëmbëve.

Lifestyle

09/07/2016 15:07

Profesor Nigel Hunt nga fakulteti i stomatologjisë në Royal College në Surgeons, thotë se “kultura e ëmbëlsirave “, duke përfshirë edhe tortat e ditëlindjeve të kolegëve, po nxit gjithmonë e më shumë obesitetin dhe problemet dentare.

Sipas tij, shpesh është pikërisht qëndrimi në zyrë dhe zakonet që kemi shkaktarët e shtimit të peshë.

“Zyra është shndërruar në një nga vendet ku merren sasi të larta sheqeri dhe që stimulon obesitetin kolektiv dhe një shëndet të keq të dhëmbëve.”, thotë Hunt.

Madje kjo kulturë e ëmbëlsirave, është e keqe dhe për ata që përpiqen që të humbasin në peshë apo që janë në një dietë, sepse tundimi për të marrë një biskotë apo krosant është shumë i madh.

Dentistët rekomandojnë që të ulet përdorimi i sasisë së sheqerit dhe të niseshtesë ndërmjet vakteve, pasi këto të fundit nxisin bakteret për të çliruar acidet, që sjellin dhe kariesin.

Në alternativë të ëmbëlsirave ata këshillojë, fruta të freskëta apo të thata, apo një sasi të kufizuar djathi.