E marrshmja Albulena Kryeziu

Është aktorja më e angazhuar dhe e kërkuar kohëve të fundit.Bëhet fjalë për aktoren Albulena Kryeziu e cila veç roleve filmike dhe në teatër,e shohim të angazhuar edhe në reklama të ndryshme televizive dhe videoklipe.

ShowBiz

23/06/2015 11:53

Albulena e cila ka arritur që shumë shpejt të rrëmbejë zemrën e publikut me rolet e saj,në një bisedë për Rtv 21 ka thënë se në jetën private është shumë ndryshe nga ajo që shohim në ekran,transmeton lajmi.net

“Në skenë e kam një fuqi tjetër,atë fuqi nuk e kam në jetën private.Në jetën private jam më e marrshme dhe kjo më ka pengu shumë ne profesionin e aktores sepse me marre nuk mundesh me arritë në këtë profesion”,u shpreh aktorja duke thënë se me kalimin e kohës e ka kaluar këtë pengesë të vogël.

Kujtojmë se Albulena Kryeziun së fundmi e shohim të angazhuar në serialin “Stinë dashurie” në rolin e Mimozës.(Lajmi.net)