Emailet e stafit të Hillary Clinton: Pas 20 vitesh bota mund të zhduket

Pas një hetimi të dokumenteve të rrjedhura nga WikiLeaks, u zbulua se John Podesta, menaxheri i fushatës se kandidates presidenciale Hilari Klinton, ka marrë një email tronditës për fundin e botës.

Bota

11/02/2017 14:41

Coffin kontaktoi me zotin Podesta duke i shkruajtur se lëvizja e polit magnetik mund ta zhdukë njerëzimin nga faqja e planetit dhe se ngjarje katastrofike mund të ndodhin në planetin tonë.

“Unë përfaqësoj një organizatë sekrete kanadeze që njihet si DARPA, por punon me qeverinë për të ndjekur bizneset në rritje, thoshte ai në email.

“Wikileaks” shkruan se, sipas ekspertëve, pozicioni i Polit të Jugut ka ndryshuar dhe nuk është i vendosur pikërisht në Antarktidë, Poli i Veriut besohet gjithashtu duke u zhvendosur në të gjithë Oqeanin Arktik. Por mendohet se katastrofat e sipërpërmendura  mund të ndodhin pas qindra vitesh.

Mësohet se Podesta ka shkëmbyer disa emaile rresht me Coffin./SYRI.net/