Email adresat me shkronja jo-latine tani punojnë në Gmail

Shumica e gjuhëve të botës nuk përdorin alfabetin latin, përderisa edhe emailet kanë qenë të dominuara nga shkronjat prej A deri në ZH.

Auto & Tek

07/08/2014 21:49

Google dëshiron ta ndryshojë këtë. Kompania ka njoftuar se është duke shtuar një mbështetje për shkronjat jo-latine dhe t’i integrojë ato në Gmail.

Ndryshimi do të thotë se njerëzit me email adresa që nuk përmbajnë shkronja të alfabetit anglez apo të tjera, tani do të jenë në gjendje që të dërgojnë dhe të marrin emaile përmes Gmail.

Sidoçoftë, ju ende nuk do të mund të krijoni një email adresë me këto shkronja.

Inxhinieri në Google, Pedro Chaparro, i cili njoftoi për këtë ndryshim në një blog post, tha se kompania është duke e bërë ndryshimin në përputhje me standardet e emailave, të krijuar nga The Internet Engineering Task Force, me shpresën se do të adaptohet edhe nga ofruesit e tjerë dhe të bëhet një standard universal.