Elvana sjell imazhe të reja nga xhirimi i “Forever is Over”, duket mahnitëse

Këngëtarja Elvana Gjata është emër shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

23/02/2018 17:11

Pas një pauze të gjatë, këngëtarja është rikthyer fuqishëm me publikimin e një mini-albumi, me të cilin ka sjellë gjashtë këngë të reja, shkruan lajmi.net.

“Më fal”, “Gjërat kanë ndryshuar”, “Xheloz”, “Veç një pikë”, “Festojmë” dhe “Ti Shqipëri më jep nder”, janë projektet të cilat po priten shumë mirë nga audienca.

“Forever is Over” titullohet kënga me të cilën Elvana kishte debutuar në tregun e huaj, ndërsa i kishte sjellë edhe versionin akustik.

Në llogarinë e saj në Instagram, Elvana ka postuar disa fotografi të realizuara gjatë xhirimit të versionit akustik të këngës së lartpërmendur, e si çdo herë duket për mrekulli. /Lajmi.net/

Bts of #foreverisover acoustic

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on