Elvana pranon se është në lidhje: Zoti më ka sjellë një fat shumë të mirë

Pas shumë kohësh, Elvana Gjata u shfaq në një intervistë televizive.

ShowBiz

18/02/2018 09:41

Ajo ishte e ftuar mbrëmë në emisionin “Xing me Ermalin”, ku shpalosi shumëçka nga jeta profesionale dhe ajo private, shkruan lajmi.net.

Ndër të tjera, ajo është pyetur edhe rreth asaj se a është në lidhje dashurie, meqë rast Ermal Mamaqi i tha “Po mirë mi goc, vajte 62 vjeçe dhe beqare mbete tërë jetën”.

“Mesa duket gjërat kanë ndryshuar. E ke parasysh kur ke një gjë të mirë dhe s’do ta…ke frikë. “Unë mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë”, tha Elvana.

Kujtojmë që këngëtarja ditë më parë ka publikuar albumin me gjashtë këngë të cilat i sjell me një interpretim unik dhe që po rezultojnë shumë të suksesshme. /Lajmi.net/