Elvana për këngëtaren shqiptare: Rrënqethem sa herë dëgjoj zërin tënd

Këngëtarja Elvana Gjata që nga fillimet e para të karrierës ka qenë e dashur për publikun.

ShowBiz

17/05/2018 08:25

Ajo, ishte dhe vazhdon të jetë edhe e preferuara e kolegëve të saj këngëtar, shkruan lajmi.net

Mirëpo pavarësisht se ka vite që është në skenë dhe tani po synon tregun ndërkombëtar as ajo nuk nguron të shprehë mbështetje për këngëtarët e tjerë.

Këtë herë ishte këngëtarja Besa që ka pranuar fjalë zemre nga ajo.

”Rrënqethem njësoj si ditën e parë që dëgjova zërin tënd” ka shkruar Elvana Gjata e cila në kanalin zyrtar në Youtube posedon një numër të madh projektesh, ndër to edhe disa duete shumë të suksesshme me disa prej këngëtarëve më IN të momentit.

Ishte Besa ajo e cila e publikoj postimin e saj tek i cili i ka shprehur dashuri Elvanës.

”Të dua përgjithmonë Elvana” ka shkruar Besa pasi pranoi këto fjalë zemre nga këngëtarja e shumë hiteve.

Kujtojmë që edhe Besa është e suksesshme në muzikë dhe njihet për këngët hite dhe bashkëpunimet me këngëtarë poashtu të suksesshëm./Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player