Elvana i habit të gjithë, nxjerr instiktin e mëmësisë

Elvana Gjata ndodhet në Francë bashkë me disa miq, përfshirë Ermal Mamaqin, Amin dhe producentin Poo Bear.

ShowBiz

19/07/2018 08:40

Gjatë qëndrimit të saj atje, këngëtarja shqiptare u ka qëndruar sërish pranë fansave nëpërmjet publikimit të imazheve të ndryshme në Instagram, shkruan lajmi.net

Mirëpo njëri prej tyre ka habitur të gjithë se sa shumë i shkon mëmësia këngëtares seksi. Derisha të gjithë po shijonin party-n e organizuar në pishinën gjigande, ajo shfaqet duke u kujdesur me shumë dashuri për të voglin e Poo.

Kjo është ndër herët e para që Elvanën e kemi parë kaq të dedikuar me fëmijët. Këngëtarja ka treguar hapur instiktin e mëmësisë dhe duket për mrekulli.

Kujtojmë se këtë javë mysafire në emisionin ‘Mirage’ është pikërisht Elvana e cila flet për emocionet e koncertit që mbajti në Prishtinë. Emisionin mund ta ndiqni këtë të premtë duke filluar nga ora 19:00, në faqen zyrtare të lajmi.net në Facebook./Lajmi.net/

YouTube player