Elvana Gjata shkëlqen në paraqitjen e fundit!

Se është njëra nga artistet më të bukura dhe më me stil këtë Elvana Gjata e ka dëshmuar shumë shpesh.

ShowBiz

18/08/2018 14:44

Ajo ka filluar turin e saj të koncerteve anembanë trojeve shqiptare nga edhe po shquhet për paraqitjet e saj, shkruan lajmi net.

Kështu shfaqet edhe në 3 imazhet e fundit që ndau me ndjekësit në llogarinë personale, Instagram e cila duket e hatashme.

Me një veshje dypjesëshe, ajo nuk lë vend as për imagjinatë me këtë pamje atraktive dhe me plot elegancë. Koncertet e saj janë të mbushura me plot njerëz prej të cilëve pranon edhe komente të shumta pozitive.

Sa i përket projekteve muzikore, ajo po shijon suksesin e këngës së fundit “Mike”, që e solli në bashkëpunim me John Shahun dhe Ledri Vulën.

Projekti tanimë numëron mbi 27 milionë klikime në kanalin, Youtube. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BmnsFxtFte2/?hl=en?&taken-by=elvanagjataaaa