Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi për herë të parë në një projekt filmik bashkë me aktorin e famshëm

Sukseset për Elvana Gjatën nuk kanë të ndalur.

ShowBiz

16/08/2018 17:58

Ishte Ermal Mamaqi ai i cili gjatë ditës së djeshme ka shtuar kureshtjen përmes një postimi ku shkroi “Dita e parë”, e që nënkuptonte filimin e xhirimeve, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për komedinë romantike të metrazhit të gjatë, e cila sipas Gazetës Express do të titullohet “Dy Gisht Mjaltë” dhe bashkë me ta do të aktrojnë edhe disa emra të njohur të kinematografisë shqiptare.

Ermalin dhe Elvanën do t’i shohim në rolin kryesorë, ndërsa sipas Anabel, produksioni dhe stafi organizues do të jenë nga Turqia.

Këto lidhje supozohet t’ia ketë mundësuar aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman dhe bashkëshortja e tij, Almeda Abazi, që janë njëherësh miq të mirë të tyre.

Ndërsa, sipas “Radio NRG “, bashkë me Ermalin dhe Elvanën mund të luajë edhe aktori i famshëm, Blerim Destani.

Kujtojmë që për Elvanën kjo është hera e parë që do ta shohim në një projekt filmik, aftësinë e saj për aktrim e kemi parë shumë herë në videot që ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale. /Lajmi.net/

Dita 1 ??

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on