Elvana dëgjohet edhe në Beograd

Këngëtarja Elvana Gjata nuk ka të ndalur me sukseset e saj.

ShowBiz

24/02/2018 16:40

Ajo së fundmi ka lansuar albumin me këngë live session të cilat menjëherë pas publikimit kanë filluar të pëlqehen nga ana e publikut, shkruan lajmi.net

Këtë gjë e dëshmon fakti se Elvana po dëgjohet kudo nëpër botë.

Nëse deri dje këngët e saj u lëshuan në Afganistan, sonte ajo u dëgjua në Beograd, atje ku gjuha shqipe nuk dëshirohet fare.

Përpos kësaj, këngëtarja Gjata ka mbledhur me miliona klikime në këto këngë!/Lajmi.net/

screenshot_4

YouTube player