Elseid Hysaj transferohet te skuadra më e madhe e Evropës

Për Elseid Hysajn ka interesim nga Barcelona, Real Madrid, Chelsea dhe Arsenal, por së fundmi edhe Bayern Munchen, e sheh si zëvendësim të e mbrojtësit të djathtë, Philip Lahm, që do të pensionohet.

Sport

08/02/2017 21:52

Elseid Hysaj është në listën e kandidatëve potencialë që do të zëvendësojnë Philip Lahmin.

Sipas footmercato, me shqiptarin në garë janë edhe Serge Aurier i Paris Saint Germain, Hector Bellerin i Arsenalit apo edhe Daniel Carvajal i Real Madridit.

Bayern Munchen shfaqi interes për mbrojtësin shqiptar prej verës së kaluar, me drejtuesit e klubit gjerman që vlerësuan mundësinë e transferimit të 22-vjeçarit nga Napoli.

Hysaj cilësohet një lojtar që pëlqehet së tepërmi nga trajneri Ancelotti, megjithatë për të siguruar shërbimet e futbollistit kuqezi, përveç konkurrencës së fortë, në “Allianz Arena” duhet të bëjnë gati edhe çekun me vlerë 50 milionë euro, shifër e përcaktuar nga Napoli për prishjen e kontratës së mbrojtësit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.