Elon Musk për NYT: “Viti më i vështirë i karrierës sime”

Tesla dhe CEO i saj, Elon Musk, kanë qenë nën presion kohët e fundit, me bllokime prodhimi, çështje të punës dhe një postim shumë të kritikuar në Twitter rreth marrjes së kompanisë në pronë private.

Auto & Tek

17/08/2018 13:42

Gjithçka po merr anën personale për Musk, zbuloi ai në një intervistë emocionale me New York Times të enjten.

Themeluesi i prodhuesit të makinave elektrike, i cili mbikëqyr kompanitë e tjera ambicioze si SpaceX dhe The Boring Company, foli për përkeqësimin e shëndetit të tij fizik dhe punën e tepërt që pothuajse e bëri atë të humbasë dasmën e vëllait të tij. “Ky vit i kaluar ka qenë viti më i vështirë dhe i dhimbshëm i karrierës sime,” i tha ai gazetës. “Ishte tronditëse.”

Tesla shënoi një humbje prej 520 milionë dollarë gjatë tremujorit të fundit dhe kompania po përpiqet të rritë prodhimin e modelit 3 deri në 10,000 makina në javë, deri në fund të vitit.

Kompania arriti një moment të rëndësishëm  shitjeje prej 5,000 makinash muajin e kaluar dhe pret të arrijë në 6,000 deri në fund të gushtit.

Për të arritur këto qëllime, Musk tha për NYT se kishte punuar kohët e fundit deri në 120 orë në javë dhe raporti vuri në dukje se ai “ndërroi gjendjet emocionale midis lotëve dhe të qeshurave”, në intervistë. “Kishte raste kur unë nuk e lashë fabrikën për tre apo katër ditë dhe nuk dola jashtë”, tha ai. “Kjo ka ardhur me të vërtetë me çmimin që të mos shoh fëmijët as miqtë e mi”.

Të hënën, Musk mbrojti synimin e tij për ta marrë Tesla në formë private. Deklarata gjithashtu zbuloi se Arabia Saudite po siguron fonde për ta lejuar atë që ta bëjë këtë hap.

“E vetmja mënyrë që unë mund të kisha diskutime domethënëse me aksionarët tanë më të mëdhenj ishte të bëhesha plotësisht i qartë me ta për dëshirën time për ta shëndrruar pronësinë e kompanisë nga publike në private,” thuhet në deklaratën e tij.