Elon Musk dorëhiqet nga grupi hulumtues për inteligjencë artificiale

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka dhënë dorëheqje nga bordi i grupit hulumtues, të cilin e kishte themeluar, që merret me etikën e inteligjencës artificiale.

Auto & Tek

22/02/2018 16:16

Në një postim OpenAI ka deklaruar se vendimi vjen me qëllim që të evitohet konflikti i interesit pasi kompania e veturave elektrike e Musk, është fokusuar më shumë në inteligjencë artificiale.

Musk do të vazhdojë të japë donacione për këtë grup si dhe këshillimin.

Në vitin 2014 Musk pati deklaruar se inteligjenca artificiale është një rrezik esencial për njerëzimin, ndërsa në vitin 2017 ai bëri i thirrje OKB-së për ndërmarrjen e veprimeve në mënyrë që të parandalohet një garë e robotëve vrasës.

Musk e kishte themeluar OpenAI në dhjetor të 2015-ës, si një organizatë joqeveritare në funksion të inteligjencës artificiale më të sigurt.