Ellen DeGeneres humb babain: Më pranoi ashtu si jam

Pa asnjë mëdyshje mund të themi se Ellen DeGeneres është moderatorja më e dashur për publikun.

ShowBiz

13/01/2018 15:41

Drejtuesja e programit “Ellen DeGeneres Show” në emisionin e fundit bëri të ditur një lajm të hidhur, shkruan lajmi.net.

Ajo njoftoi se babai i saj ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare, ndërsa ky lajm e ka mërzitur shumë atë.

“Humba babain këtë javë. Ai ishte shumë krenar me mua, pëlqente këtë emision dhe ishte njeri shumë i dashur. Nuk më paragjykoi kurrë, më pranoi si isha”, ka thënë Ellen në një moment gjatë emisionit.

Teksa tregonte një foto nga fëmijëria, Ellen shtoi se “Vetëm një herë bërë pushime familjarisht, shkuam në Warner Bros dhe tani aty punoj, kam emisionin me emrin tim. Ai ishte shumë krenar për këtë”. /Lajmi.net/