ELLE artikull me fjalë të mrekullueshme për Dua Lipën (VIDEO)

Revista e njohur amerikane, ELLE Magazine i ka kushtuar një artikull të plotë shqiptares Dua Lipa.

ShowBiz

25/12/2015 10:33

Menjëherë në titull, ELLE komplimenton muzikën që bën Lipa, duke thënë se nëse jeni lodhur nga muzika e zakonshme pop, Dua Lipa është këtu për t’i ndryshuar gjërat.

“Dua Lipa është njëkëngëtare dhe kompozitore shumë e pa parashikueshme – dhe kjo është një gjë e mrekullueshme”, shkruan ELLE.

Më pas ata vazhdojnë duke komplimentuar dy këngët e saj të para, ‘New Love’ dhe ‘Be the one’, që si nga muzika, teksti poashtu edhe interpretimi i këngëtares, janë shumë të kompletuara dhe ndryshe, transmeton lajmi.net.

Dua është kthyer në Kosovë nga Anglia në moshën 8 vjeçare, për të shkuar më pas në Londër kur ka bërë 15 vjet, për të ndjekur ëndrrën e saj që të bëhet një artiste e njohur./lajmi.net

YouTube player
YouTube player