Eliza Dushku ndahet nga i dashuri

Eliza Dushku dhe i dashuri i saj Rick Fox janë ndarë pas një lidhjeje pesë vjeçare.

ShowBiz

25/06/2014 00:59

Aktorja me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku, është ndarë nga i dashuri i saj ish-basketbollisti i NBA Rick Fox.

Çifti kanë qenë bashkë për pesë vite ndërsa tani kanë shkuar në rrugët e ndara dhe Eliza është kthyer në Boston.

‘Rick është një djalosh nga LA dhe unë jam vajzë nga Boston’, ka thënë ajo për Boston Globe, duke provuar të qartësojë dallimet që i kanë bërë ata të ndahen.

33 vjeçarja ka treguar se ka blerë një  shtëpizë afër Watertown, vendit ku është rritur dhe po planifikon të shkojë në shkollë, ku do të fillojë të studiojë për bachelor këtë vjeshtë, por nuk do ta lë anash aktrimin.

‘Më mirë do ta kem më ftohtë fizikisht këtu se emocionalisht ftohtë në Los Angelos. Me kanë munguar qyteti dhe familja ime’, është shprehur Eliza.