Elita Rudi publikon foto nga dasma: Zyrtarisht e martuar

Mbrëmë çifti i estradës, Gjiko dhe Elita Rudi u martuan.

ShowBiz

22/09/2018 14:38

Dyshja e famshme kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë pas më shumë se dy vitesh lidhje, shkruan lajmi net.

Me miq dhe familjarë të shumtë, mbrëmja nuk kishte si të mos shkonte ashtu siç duhet me atmosferë të jashtëzakonshme.

Dhe tani, është prezantuesja Rudi e cila ka ndarë dy fotografi në Instagram teksa tregon emocionet pas dasmës. “Zyrtarisht të martuar me dashurinë e jetës”, ka shkruar ajo.

Gjiko dhe Elita mbrëmë shkëlqyen në ditën më të rëndësishme të tyre. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BoBxxg6hwqz/?hl=en?&taken-by=elita.rudi