Elita 5 dhe TRIX-i sonte në sheshin “Zahir Pajaziti”

Në kuadër të kremës së 10 vjetorit të pavarësisë, në sheshin “Zahir Pajaziti” do të këndojë Elita 5, TRIX-i, Veli Sahiti dhe Mentor Haziri.

ShowBiz

14/02/2018 14:06

Ardhjen e tyre e ka konfirmuar edhe Këshilli Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

“Po, prej orës 20:00, në sheshin Zahir Pajaziti do të mbahet koncerti festiv i Elitës 5, TRIX-it, Veli Sahitit dhe Mentor Hazirit”, ka thënë Adil Behramaj.

Behramaj ka thënë se pas miratimit të buxhetit nga Qeveria e Kosovës, sot gjatë ditë pritet që Këshilli Organizativ të mbajë një konferencë për media ku do të publikohen edhe aktivitete tjera.