Elina Duni sjell me video këngën “Mos ki frikë”, xhirimet në bjeshkët e Rugovës (Video)

Artistja Elina Duni, këngëtare e muzikës xhaz që nuk jeton në trojet shqiptare, ka sjell videoklipin e këngës “Mos ki frikë”.

ShowBiz

18/03/2016 19:14

Kjo këngë që dikur ishte në kanalin youtube, por u largua, tashmë është kthyer me videoklip, xhirimet e të cilit janë bërë në bjeshkët e Rugovës në Kosovë.

Duni që njihet si një nga këngëtaret më të mira të kësaj rryme, ka mbajtur turne nëpër Ballkan, shumë herë ka kënduar në Kosovë dhe Shqipëri, e njihet se këngëtarja që gjithmonë këndon live.

Përveç krejt tjerave, ajo ka kënduar në gjuhën shqipe në mes të Beogradit.

Kënga është pjesë e albumit “Muza e Zezë”, i pari album solo i Dunit, dhe kënga është bërë me muzikë dhe tekst të vet asaj.

Kënga që sjell në fizarmonikë Gent Rushin me kitarë nga Arjan Gjici, konceptin e videos e ka bërë Oda Haliti, ndërsa këngëtarja ka zgjedhur të vishet nga brendi veneramustafa e themeluar nga kreatorja Venera Mustafa.

Ajo njeh mjaft mirë folkun dhe letërsinë shqiptare, por asnjëherë nuk ndalet duke interpretuar muzikën tradicionale të Evropës Juglindore të shkrira në muzikën jazz.

“Muza e Zezë” është albumi i saj i tetë, por i pari në të cilin prezantohet si kantautore.

Kur ajo mbajti koncertin në Tiranë, ngjalli “Piramidën” dhe biletat e shitura, nga dy net rresht që mbajti koncert, paratë iu dedikuan njerëzve me aftësi të kufizuar.

Duni është larguar nga Shqipëri në moshën 10 vjeçare dhe pjesën më të madhe të edukimit të saj muzikor e ka kryer në Zvicër./ Lajmi.net

YouTube player