Elina Duni në koncert bamirësie më 23 shtator në Prishtinë – Lajmi.net
Elina Duni në koncert bamirësie më 23 shtator në Prishtinë
Autori: Lajmi.net EntertainmentKulturë/ArteMusic 18:55, 20 September 2016
Elina Duni
Elina Duni
Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar ka njoftuar se jazz kompozitorja dhe këngëtarja shqiptaro-zvicerane me famë ndërkombëtare, Elina Duni është mysafire e veçantë në Gala mbrëmjen e Fondit Kosovaro Amerikan për Edukim “The Night of The Rising Stars” , që do të mbahet të premten, më 23 shtator, në Prishtinë.

“The Night of The Rising Stars” do të jetë ngjarje bamirësie me qëllim të përkrahjes së të rinjve të talentuar kosovarë përmes bursës për programe master – KAEF.

Njëherësh, kjo mbrëmje synon që t’i festojë të arriturat e Kosovës në fushën e edukimit, prodhimtarisë dhe të kulturës”, thuhet në një njoftim për media, transmeton lajmi.net

Mbrëmja do të zë vend në ambientin idilik të Muzeut Etnologjik dhe do të shoqërohet nga një mini-koncert i ish-bursistëve të KAEF-it, të udhëhequr nga Shpat Deda (përfitues i KAEF-it), për të vazhduar me koncertin e këngëtares Elina Duni. Në mbrëmjen e ngjarjes, Muzeu Etnologjik do të jetë i hapur për mysafirët.

Përmes përkrahjes së kësaj mbrëmjeve, në jetëgjatësinë e programit KAEF kanë kontribuar: Limak Kosova, KOSTT, BPB, ECIKS, Muzeu i Kosovës, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Restorani Tiffany, Korporata Dukagjini, AMM, AVC, VAS Tour, Hotel Emerald, Hotel Nartel dhe Rrota.

Fondi Kosovaro Amerikan për Edukim (KAEF) ofron bursa për studime master në disa prej universiteteve më të mira amerikane. KAEF është burim i rëndësishëm për studentët e talentuar Kosovarë që të fitojnë dituri shtesë dhe të njihen me mundësi të reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri më sot, KAEF ka ndarë 87 bursa që nga viti 2005 për një grup të rinjsh të talentuar nga Kosova”.

Biletat për Gala mbrëmjen mund të blihen tek zyrat e Këshillit Amerikan për Arsim Ndërkombëtar, Rr. Fehmi Agani, no. 46/3, 10000 Prishtinë, Kosovë, për 30 Euro. Numri i biletave është i limituar. Të gjitha përfitimet nga shitja e biletave do të kontribuojnë në fondin e bursës KAEF. /lajmi.net

Fjalët kyçe: Elina Duni

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play iStunt 2
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bow Master