Eliminoni celulitin me uthull molle dhe mjaltë

Celuliti është një ind dhjamor që shfaqet nën lëkurë si pasojë e kontraktimit të indeve lidhëse të muskujve.

Lifestyle

01/05/2017 01:25

Ai njihet ndryshe si lëkura e portokallit dhe është një problem estetik që prek shumë femra.

Trajtimet në qendra jo gjithmonë janë të efektshme, plus që kushtojnë shumë. Ka një trajtim shumë efektiv që zhduk gradualisht celulitin brenda pak muajsh:

Përbërësit: 4 lugë gjelle uthull molle, 1 gotë me ujë të vakët (200 ml), 2 lugë gjelle mjaltë dhe dy tufa me hithra.

Në një enë shtoni fillimisht mjaltin dhe punojeni me lugë derisa të vini re që po përpunohet pak, shtoni më pas uthullën e mollës dhe 2 lugë gjelle ujë. Përziejini vazhdimisht derisa masa të jetë bërë kompakte. Merrni hithrat dhe grijini imët. Përdorni doreza që të mos ju djegin duart dhe vendosini në blender.

Pasi të jenë bërë lëng bashkojeni me kremin e përftuar dhe fërkoni zonat ku keni më shumë celulit. Lëkura duhet të jetë e njomur paraprakisht me uthull molle.

Në pamundësi për ta aplikuar në zonën pas kofshëve mund të kërkoni ndihmën e dikujt. Masazhoni celulitin me anë të një dorashke pakëz të ashpër ose një furçe dhëmbësh me fije të forta. Ky trajtim duhet përdorur dy javë pa ndërprerë derisa të vihen re rezultatet e para. Ndërkohë nuk duhet të hiqni dorë nga regjimi ushqimor i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik, në mënyrë që ndryshimet të jenë në funksion të trupit.

Si uthulla e mollës, ashtu edhe mjalti kanë në përmbajtjen e tyre përbërës aktivë që përmirësojnë funksionet metabolike të njeriut.

Eliminojnë toksinat dhe pastrojnë venat e gjakut nga mbiveshja yndyrore. Kurse hithra ka një rol shumë të rëndësishëm si anti-inflamator i qelizave të ndryshme trupore, eliminon lëngjet e tepërta dhe shkrin gjëndrat dhjamore nën epidermë që sjellin shfaqjen e celulitit./Arbresh