Eliminohet PSG, tifozët e Juventusit tallen me Alvesin

Pas kalimit në PSG, Alves kishte thënë se erdhi për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Sport

07/03/2018 11:54

Tifozët e Juventusit janë tallur me Dani Alvesin pas eliminimit të Paris Saint-Germain nga Liga e Kampionëve.

Mbrojtësi brazilian u largua nga “Bianconerët” pas vetëm një sezoni në Torino duke u transferuar në Francë.

Pas kalimit në PSG, Alves kishte thënë se erdhi për ta fituar Ligën e Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, pas eliminimit të PSG-së nga Real Madrid në rrethin e dytë të garës, tifozët e Juventusit kanë ripostuar deklaratën e tij duke e ngacmuar brazilianin për fjalët e tij. /Lajmi.net/