Eliminohet Man Utd, ja çfarë i ndodhi Mourinhos pas ndeshjes me Sevillan

Tifozët e Manchester United kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre ndaj Jose Mourinhos.

Sport

14/03/2018 07:25

Jose Mourinho është duke u ballafaquar me thirrje për shkarkim nga posti i menaxherit në Manchester United.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve pas humbjes 2:1 në Old Trafford nga Sevilla bëri që “Red Devils” të përshëndeten nga gara elite evropiane për klube.

Kurse, pas takimit në rrjete sociale, tifozët e Manchester United kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre ndaj Mourinhos, përcjell “lajmi.net”.

Tifozët e skuadrës së madhe angleze e mbajnë përgjegjësinë tek portugezi për dështimin e madh në Ligën e Kampionëve dhe kërkojnë shkarkimin e tij nga posti i menaxherit. /Lajmi.net/